11 .12 .2020 – е enjte, Shkup
“Instituti Maqedonas për Mediume”
“Mediumet për qytetarët – qytetarët për mediume”
Nxënësit e kl.I-3, ShMSh”Gjimnazi Matematiko Informatik”-Shkup, të mentoruar nga prof.Naser Miftari, sot, së bashku me disa nxënës nga ShMQSh”Zef Lush Marku”-Shkup, kishin mundësin të jen pjesë e vebinarit të shkëlqyer, në temë: Arsimimi vizual (fotografitë, videot, manipulimet mediatike etj.) – ligjeruar nga Arbnora Memeti, në të cilën u prezentuan informacione dhe njohuri të shumta, në shërbim të ngritjes së vetëdies mediatike tek të rinjtë!
Çështë arsimimi mediatik dhe pse është e rëndësishme?Ç’janë çregullimet informative? , si dhe shumë pyetje tjera të shtruara gjatë diskutimit, padyshim tregojnë mbi patjetërsueshmërin e “Arsimimit mediatik”, gjegjësisht nevojën e patjetërsueshme të procesit edukativo-arsimor si faktor kyç dhe i rëndësishëm në ngritjen e vetëdies, edhe ate që nga moshat më të hershme të fëmijëve!
Mediumet dhe roli i tyre në një shoqëri demokratike, është i një rëndësie të veçantë!