Në shkollën tonë u mbajt një punëtori me temë bullizmin, ku morën pjesë nxënës të vitit të parë dhe të dytë. Përmes aktiviteteve interaktive, nxënësit nxitën bashkëpunimin, theksuan rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe diskutuan për rëndësinë e veprimit të hershëm dhe të përbashkët në parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve.
Punëtorinë e realizuan edukatorët tanë bashkëmoshatarë, nxënës të vitit të tretë dhe të katërt, të cilët gjatë viteve të mëparshme kanë ndjekur trajnimin në kuadër të programit „Të rinjtë munden“ (Mladite možat). Falë këtij programi, MIG-u u pajis me një shenjë dalluese si shkollë që kujdeset për shëndetin mendor.
Edukatorë bashkëmoshatarë ishin:
✨ Ana Marija Trifunovska
✨ Emili Andrevska
✨ Luka Aleksovski
✨ Ivona Davkova
✨ Aleksandar Ivanovski
✨ Sara Koçovska
Në realizimin e punëtorisë u përfshi edhe bashkëmoshatari i tyre, Gorjan Bunteski, i cili me mbështetjen e tij kontribuoi në realizimin e suksesshëm të aktiviteteve.
Punëtoria u realizua nën mentorimin e profesoreshës së gjuhës angleze, Elena Stojçovska-Manaskovska.
Përmes aktiviteteve të tilla, nxisim empatinë, solidaritetin dhe respektimin e dallimeve, sepse çdo nxënës meriton të ndihet i sigurt, i pranuar dhe i mbështetur.
Së bashku ndërtojmë një shkollë pa bullizëm!











