Çfarë domethënë alfabeti dhe shkronjat për secilin prej nesh

Alfabeti për një komb është letërnjoftimi i tij. Ai përbën shkrimin dhe gjuhës e një kombi dhe gjithashtu
të çdo individi , përmes së cilës identifikohet personi.
Alfabeti është melodia e parë që mësojmë dhe është krijuar nga perlat më të çmuara, dhe po e njëjta
melodi është në gjakun tonë dhe ne e mbajmë atë gjatë gjithë jetës me vete dhe ju trashëgojmë
brezave të ardhshëm, ashtu siç e kemi trashëguar nga të tjerët.
Historia u krijua nga alfabeti gjithashtu edhe shkrimtarët më të mëdhenj dhe heronjtë u krijuan nga
alfabeti.
Si çdo komb, edhe ne kemi një histori të lidhur me alfabetin tonë dhe dita jonë e alfabetit është 22
Nëntori.
Nga viti 1908 e deri më sot kanë kaluar 107 vjet që kur festojmë ditën e alfabetit.
Gjatë atyre viteve ka pasur shumë mund, shumë punë dhe shumë sakrifica, madje edhe viktima, që ne
të mësojmë sot me krenari.
Dokumentin e parë të gjuhës shqipe e gjejmë të shkruar me shkronja latine në vitin 1462. Me këtë
alfabet u shkrua e ashtuquajtura Formula e Pagëzimit.
Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 ose 1497. Ishte një
fjalor i Arnold Von Harf.
Në vitin 1555 u shkrua libri i parë Meshari i Gjon Buzukut.
Më 7 mars 1887 në Korçë u hap shkolla e parë shqipe nga Pandeli Sotiri, për t’u lënë hapësirë fëmijëve
të mësojnë shkronjat shqipe.
Më 22 nëntor shënojmë ditën Kongresit të Manastirit. Kongresi i Manastirit ishte një kongres popullor, i
mbajtur në Manastir nga 14 deri më 22 nëntor 1908.
Në këtë kongres morën pjesë 150 delegacione të ardhura nga të gjitha trevat e Shqipërisë, si dhe nga
gjithë të gjithë shqiptarët që jetonin Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit
u zgjodh Mitahat Frashëri.

Në këtë kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit.
Pra arrijmë në përfundimin se pa shkronja nuk ka ardhmëri.

Jusuf Demiri

Si çdo gjuhë tjetër ka historinë dhe kuptimin e saj të bukur, edhe gjuha shqipe ka një histori që
daton në shekullin e 15-të.
Libri i parë që dokumenton gjuhën shqipe është “Meshar” i Gjon Buzukut, i cili daton fillimet e
letërsisë shqipe.
Mendohej se gjuha shqipe e kishte origjinën nga ilirishtja dhe trakishtja dhe më pas u vërtetua se
shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.
Gjuha standarde është shkruar nga delegatë të njohur shqiptarë si: Gjerg Fishta, Mid’hat Frashëri,
Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topuli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.
Të gjithë u mblodhën në Manastir më 22 nëntor 1908 për të standardizuar gjuhën shqipe.
Ata vendosën për 36 shkronja, të cilat përdoren gjithkund në shkollat ku ka shqiptarë, për të
ndihmuar në edukimin e të gjithë shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare.
Më pas në vitin 1972 në Tiranë u mbajt kongres për drejtshkrimin.
Fjolla Shahini