Më 29 tetor shënuam Ditën e Gjimnazit. Me këtë rast, nxënësit u prezantuan me disa aktivitete, përmes të cilave dëshmuan se në SHMSH „Gjimnazi Matematiko-Informatikë“ mësojnë nxënës të gjithanshëm, të cilët, përveç prirjes për shkencë, kanë talent edhe në art.
Natyrisht, theks i veçantë iu kushtua edhe projekteve të realizuara nga nxënësit, përmes të cilave ata dëshmuan se dijen dinë ta zbatojnë edhe në praktikë.
Urime Dita e Gjimnazit! Qoftë kjo një traditë që do të na bashkojë dhe frymëzojë drejt sukseseve edhe më të mëdha!




