Sot, më 30.09.2026, nxënësit e viteve të para dhe të dyta të Gjimnazit Matematikë–Informatikë realizuan një vizitë mësimore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për nxënësit e viteve të para, vizita u realizua në kuadër të lëndës së Historisë, duke u mundësuar atyre të njihen më nga afër me aspektin historik dhe rëndësinë e këtij institucioni.
Ndërsa nxënësit e vitit të dytë, në kuadër të lëndës Edukim Qytetar, u njohën më nga afër me rolin, funksionimin dhe rëndësinë e Kuvendit, si një nga institucionet kryesore të sistemit demokratik.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me hapësirat e Kuvendit dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes një përvoje të drejtpërdrejtë mësimore dhe edukative.
Nxënësit u shoqëruan nga psikologia e shkollës, Elhame Sopa Sadiki, dhe prof. Mirvete Musliu, mësimdhënëse e lëndëve përkatëse.
Vizita të tilla kontribuojnë në pasurimin e njohurive të nxënësve dhe në lidhjen e mësimit teorik me përvojën praktike, duke e bërë procesin mësimor më të afërt dhe më të dobishëm për ta.








