Nxënësit e vitit të tretë në lëndët Sisteme Inteligjente dhe Programim i Avancuar kanë realizuar projekte për zgjidhje të problemeve të ndryshme. Një ndër projektet e dalluar ka qenë projekti i realizuar nga nxënësit Altin Jusufi dhe Viola Fejza, të cilin mundemi ta definojmë si aplikacion që ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të ndryshme matematikore.
Projekti është i realizuar në gjuhën programore Python dhe ka këtë përmbajtje:
- kalkulator shkencor, metoda për zgjidhje sistemesh me n te panjohura, zgjidhje të barazimeve kuadratik, konvertues midis sistemeve numerike, konvergjencë të serive, paraqitje grafike të funksioneve, kontrollim i vetive të funksioneve, elemente të teorisë se grafeve, elemente të statistikës etj.
Secila prej këtyre kategorive ka edhe plotë nënopsione të tjera, të cilat i mundësojnë përdoruesit të zgjedh lehtë dhe saktë atë që i nevojitet.
Projekti u realizua nën mentorimin e profesorit të lëndës Dr. Gazmend Xhaferi.