Nxënësit e vitit të tretë  në lëndët Sisteme Inteligjente dhe Programim i Avancuar kanë realizuar projekte për zgjidhje të problemeve të ndryshme. Një ndër projektet e dalluar ka qenë projekti i realizuar nga nxënësit Altin Jusufi dhe Viola Fejza, të cilin mundemi ta definojmë si aplikacion që ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të ndryshme matematikore.

Projekti është i realizuar në gjuhën programore Python dhe ka këtë përmbajtje:

  • kalkulator shkencor, metoda për zgjidhje sistemesh me n te panjohura, zgjidhje të barazimeve kuadratik, konvertues midis sistemeve numerike, konvergjencë të serive, paraqitje grafike të funksioneve, kontrollim i vetive të funksioneve, elemente të teorisë se grafeve, elemente të statistikës etj.

Secila prej këtyre kategorive ka edhe plotë nënopsione të tjera, të cilat i mundësojnë përdoruesit të zgjedh  lehtë dhe saktë atë që i nevojitet.

Projekti u realizua nën mentorimin e profesorit të lëndës Dr. Gazmend Xhaferi.