Lajmërohen të gjithë nxënësit maturantë se provimet eksterne të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit do të mbahen sipas këtij orari:
06.06.2026 (e shtunë), ora 09:00
• Gjuhë Angleze
• Matematikë
11.06.2026 (e enjte), ora 09:00
• Gjuhë Maqedone dhe Letërsi
• Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Të gjithë nxënësit duhet të jenë para Fakultetit të Teknologjisë në ora 08:00.
Do të publikohen listat e nxënësve për provimet eksterne, së bashku me numrat e vendeve të caktuara për ulje.
Nxënësit duhet të kenë me vete:
• Letërnjoftim ose dokument tjetër valid për identifikim;
• Dy stilolapsa me ngjyrë blu (përdorimi i stilolapsit me ngjyrë blu është i detyrueshëm);
• Materialet e nevojshme për provimin e Matematikës, si vizore, kompas dhe mjete të tjera të lejuara sipas nevojës.
Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë shumë suksese në provime!

