14 . 11 . 2020 – Shkup

“Ministria e Kulturës RMV”

“Forumi Studentоr Shqiptar – RMV”

ShMSh”Gjimnazi Matematikor Informatik” – Shkup

Nderë dhe kënaqësi e Ynja, të ishim të ftuar dhe  pjesë e “Panairit Shkencor – 2020”, në organizim të “Forumit Studentor Shqiptar – RMV”.

Nxënësit tonë: Dea Hoxha, Safet Hasani, nga kl.I-3 dhe prof.mentor Naser Miftari, ShMSh”GjMI”-Shkup, ishin të nderuar të flasin mbi jetën dhe veprën e nobelistes Nënë Tereze, shkupjanes emblemë e njerëzimit, figurë botërore e humanizmit! Fjalimi ynë ishte i begatuar dhe zbukuruar me nota të bukura muzikale të flautës, të interpretuara nga nxënësja Dea Hoxha. Me këto aktivitete të realizuara nga nxënësit tonë të talentuar, shkolla jonë, është pjesë e “Panairit shkencor” të sivjetëm dhe pjesë e një filmi të shkurtër dokumentar, nga projekti i lartëpërmendur!

ShMSh”GjMI”-Shkup, edhepse shkollë e re, në mënyrë të shkëlqyer prezenton dhe promovon veten në aktivitete dhe projekte nga më të ndryshmet me karakter edukativo-arsim