Me rastin e 22 Shtatorit – Ditës Botërore pa Makina, në shkollën tonë u realizua një aktivitet edukativ dhe ndërgjegjësues, gjatë të cilit nxënësit e vitit II-2 prezantuan punimet e tyre kushtuar mbrojtjes së mjedisit, uljes së ndotjes dhe promovimit të mënyrave alternative të transportit.
Aktiviteti u realizua nën drejtimin dhe organizimin e profesoreshës Besa Imeri, me pjesëmarrjen aktive të nxënësve të vitit II-2.
Përmes këtij aktiviteti u synua ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm.
Falënderojmë profesoreshën Besa Imeri dhe nxënësit e vitit II-2 për angazhimin dhe kontributin e tyre.






