Me kënaqësi publikojmë një sukses të rrallë që e arritën dy nxënës të gjimnazit tonë në lëminë e muzikës. Në garat e teta ndërkombëtare “Polihimnija 2023”, Dea Hoxha dhe Erdi Shahini i treguan aftësitë e veta në flautë dhe piano duke fituar vende të para. Krenohemi pa masë me arritjet e tyre dhe dëshirojmë përzemërsisht t’ua urojmë suksesin.
Garat ndërkombëtare që u mbajtën nga 24 deri në 27 prill ishin një platformë që nxënësit tanë ta tregojnë talentin e tyre. U dha mundësi t’i tregojnë aftësitë e tyre në mjedis me konkurrencë të lartë me nxënës edhe nga shtete tjera.
Dea, nxënëse në vitin III e joshi komisionin dhe audiencën me lojën e saj të mrekullueshme në flautë. Përgatitja e saj precize shëndriti duke triumfuar mbi moshatarët e tjerë.
Erdi, poashtu nxënës i vitit III, me lojën në piano tërhoqi vëmendje me talentin e tij të rrallë. Interpretimi i tij i saktë e lartësoi në vend të parë.
Arritjet e Deës dhe Erdit i pasqyrojnë vlerat e gjimnazit tonë. Suksesi i tyre shërben si inspirim për të gjithë nxënësit tonë, duke i kujtuar se me pasion dhe përkushtim, të gjithë mund të arrijnë lartësi.